Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

GJKKO kalon për gjykim Metën e Kryemadhin, i pandehur edhe babai i nënkryetares së PL, Erisa Xhixho

schedule11:29 - 18 Mars, 2026

schedule 11:29 - 18 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim ne themel dosjen hetimore ndaj Ilir Metes ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë

Meta dhe Kryemadhi ne seancat paraprake kane kerkuar qe hetimet te pushohen ose te kthehen ne  spak per plotesim. Por  Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, pranoi kerkesen e Prokurorit Sotir Kllapi per te kaluar dosjen ne gjykim themeli.

Pas daljes nga Gjykata Monika Kryemadhi  tha se procesi ndaj saj dhe Metës ishte një gjyq politik.



Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për veprat penale te korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ne tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive ne episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkonjeksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji. Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Nderkohe Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, u propozuar nga LSI, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e nje marreveshje korruptive.

Tashme pritet qe gjykata e posacme te caktoje trupen gjykues dhe daten e nisjes se seancave gjyqsore ne themel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!