GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë

schedule14:48 - 29 Janar, 2024

schedule 14:48 - 29 Janar, 2024

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë./abcnews.al