Këtë të mërkurë ka dhënë vendimin për ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën.
Në vendimin e saj gjykata ka vendosur dënimin me 12 vite për Kohilën, ku në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 8 vite burg. Masa e sigurisë për të është dhënë në mungesë pasi ai ndodhet në burg.
Ish oficeri që nga nëntori i vitit 2017 është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge ne kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkohë kujtojmë se ai akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga ‘Habilajt’./abcnews.al