GJKKO jep vendimin për ish-gjyqtaren Margjeka, shërbim prove dhe asnjë e drejtë për të ushtruar funksione publike

schedule14:55 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 14:55 - 15 Dhjetor, 2022

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por dënimin është pezulluar për t’u kthyer në 3 vite shërbim prove dhe i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Bashkëshorti i Margjekës është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv. Me 3 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv u dënua Klaudo Zhilla. Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.

Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri:

Policia arrestoi në korrik të vitit të kaluar një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali.

Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i dhanë Mimoza Margjekës,  ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Carë, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!