GJKKO dënon me 3 vite burg për korrupsion ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. Ajo do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak se i është pranuar gjykimit të shkurtuar, pra dënimi ulet në 2 vite. GJKKO dënon me 4 vite burg edhe avokatin Aldo Tabaku, i cili kishte dhe rolin e sekserit. Enkelejda Hoxha u arrestua në 11 shkurt 2021 në Gjykatën e Krujës, do lironte një të dënuar për 12 mijë euro.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Hetimi i ILD ndaj Hoxhës, nisi si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.
Sipas ILD kanë qenë disa vendime të marra nga Hoxha në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019 të cilët sipas hetimeve kanë rezultuar me shkelje. Në qershor të vitit të kaluar, emri i Hoxhës doli sërish në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.
Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i konvertoi në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia. /abcnews.al/