FIFA ka dalë me qëndrim zyrtar kundër krijimit të European Super League. 12 klube (angleze, gjermane dhe italiane) firmosën ditën e djeshme krijimin e turneut të yjeve siç e cilësojnë ata, nga i cili do të kenë përfitime të mëdha ekonomike.
Qeveria Botërore e Futbollit, me anë të një komunikate, thekson se është kundër krijimit të Ligës dhe deklaron se mbron parimet e solidaritetit, gjithëpërfshirjes, integritetit dhe shpërndarjes së drejtë financiare.
“Duke pasur parasysh kërkesat e mëdha të mediave, FIFA dëshiron të sqarojë se mbetet në favor të futbollit solidar dhe mbështet një model të drejtë të rishpërndarjes së burimeve që mund të ndihmojë futbollin të zhvillohet si sport global.
Zhvillimi i futbollit global është misioni kryesor i FIFA-s. Në vizionin tonë dhe në përputhje me statutet tona, çdo kompeticion futbolli, qoftë kombëtar, rajonal apo global, duhet të pasqyrojë gjithmonë parimet e solidaritetit, gjithëpërfshirjes, integritetit dhe shpërndarjes së drejtë financiare.
FIFA shpreh mosmiratimin për një model kampionati evropian të mbyllur jashtë strukturave të futbollit dhe duke mosrespektuar parimet e përmendura më lart. FIFA do të jetë gjithmonë në favor të unitetit të futbollit.
U kërkojmë të gjithë palëve të përfshira në diskutime të tillë që të anojnë drejt një dialogu të qetë, konstruktiv dhe të qetë për hir të lojës së futbollit, solidaritetit dhe fair-play. FIFA do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të kontribuar në interesin më të mirë të futbollit“. /abcnews.al