“Gjithmonë në zemrat tona”, Barcelona me një video prekëse për Kobe Bryant

schedule20:12 - 27 Janar, 2020

schedule 20:12 - 27 Janar, 2020

Skuadra e Barcelonës i është bashkuar atyre që kanë ngushëlluar familjen e Kobe Bryant, pas aksidentit tragjik të legjendës së NBA me helikopter.

Klubi katalanas, ndër më të ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar një video të Kobe Bryant, duke shkruar se ish-basketbollisti i LA Lakers do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre. Përveç klubit katalanas, ngushëllimet për familjen e Bryant nuk kanë munguar as nga Lionel Messi, i cili reagoi menjëherë pas ngjarjes së rëndë në rrjetet e tij sociale.

Video e Barcelonës për Kobe Bryant po arrin menjëherë shikime të shumta në platformat sociale dhe ky gjest i klubit spanjoll, është vlerësuar tepër nga komentues të shumtë./abcnews.al