“Gjithmonë me skedinën fituese”, Braçe ‘thumbon’ presidentin e Shqipërisë

schedule18:52 - 29 Korrik, 2020

schedule 18:52 - 29 Korrik, 2020

Erion Braçe, zv. Kryeministri i Shqipërisë, ka postuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, ku nuk ka ngurruar të thumbojë presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Braçe postoi një foto të presidentit të Shqipërisë duke veshur fanellën e Tiranës, që u shpall kampione këtë sezon në Superiore, si dhe një foto të bërë disa vite më parë, kur Skënderbeu fitoi titullin kampion.

Mbishkrimi ishte: “Kudo, gjithmonë… me skedinën fituese”. Një thumbim në distancë ndaj Presidentit të Republikës, duke shfrytëzuar futbollin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!