Gjithmonë e rezervuar, Olta Boka ndan foton e ëmbël me të bijën në krahë

schedule23:14 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 23:14 - 24 Dhjetor, 2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë më15 korrik të këtij viti. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Gaia.

Olta është treguar shumë e rezervuar, duke mos e zbuluar portretin e të bijës mirëpo nuk i ka kursyer postimet pranë saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me vogëlushen në krahë, duke uruar Krishtlindjet.

“Zoti zgjodhi pikërisht këtë vit, të vështirë për të gjithë ne, të ma lehtësonte dhe të më zbukuronte të gjithë jetën! Krishtlindje të bardha ju urojmë unë dhe Gaia”, ka shkruar këngëtarja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!