De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë, Italia i ngre në piedestal futbollistët

schedule11:56 - 16 Maj, 2021

schedule 11:56 - 16 Maj, 2021

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

 

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!