Pavarësisht se në vendin tonë, merkato e verës është mbyllur prej 1 jave, skuadra e Teutës ka kryer këtë të enjte një transferim me shumë vlera për sezonin 2023-2024, më konkretisht në repartin defensiv.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Laçit, Albi Alla, i cili do të nisë një “aventurë” të re, te “djemtë e detit”, teksa theksojmë se u afrua te këta të fundit si një transferim i lirë, me parametra zero.
Gjithçka u bë e ditur nga klubi, të cilët me një njoftim të shpërndarë në profilet zyrtare, në rrjetet sociale njoftuan se lojtari është bashkuar që prej së mërkurës skuadrës së Teutës dhe aktualisht po zhvillon përgatitjet për duelin e fundjavës së ardhshme, ndaj Laçit. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit: