Gjithçka zyrtare, Sandro Tonali jashtë fushave për 10 muaj

schedule16:56 - 26 Tetor, 2023

schedule 16:56 - 26 Tetor, 2023

Tashmë është vendosur gjithçka për italian, Sandro Tonali me “shkatërruesin” 23-vjeçar të mesfushës së Neëcastle, që pranoi përpara autoriteteve se luante baste sportive në kompani ilegale dhe se ishte i varur nga bixhozi, madje bëri të ditur se ka luajtur edhe ndeshje të Milan, ish-skuadrës së tij.

Në bazë të marrëveshjes me prokurorinë, Tonali është pezulluar me 10 muaj, dhe 8 muaj si dënime alternative.

Futbollisti do të qëndrojë 10 muaj larg fushave të blerta, ndërkohë që 8 të tjerat do i vuajë si dënime alternative. aty ku pëfshihen takimet e organizuara nga Federata Italiane e Futbollit me të rinj të ekipeve amatore lokale. Për të shpjeguar rreziqet që lidhen me bastet.

Tonali tashmë ka nisur rrugëtimin terapeutik me një specialist me synimin për t’u shëruar përfundimisht nga kjo sëmundje dhe varësi. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!