Dilemës se kush do të jetë pasardhësi i Louis Van Gaal në krye të stolit të Kombëtares hollandeze i erdhi fundi. Ronald Koeman është rikthyer në stolin e “tulipanëve” dhe gjithçka u bë zyrtare ditën e sotme.
Ish-tekniku i Barcelonës në periudhën 2020-2021 firmosi sot kontratën me federatën duke u riafirmuar edhe njëherë si trajner i “tulipanëve”, pas eksperiencës së mëparshme me këtë kombëtare në vitin 2018-2020.
Rikthimi i tij ishte i pritshëm, me Van Gaal, që kishte paralajmëruar largimin nga “portokallitë”, pas përfundimit të Kupës së Botës, në Katar. /i.m /abcnews.al