Gjithçka zyrtare, Marcelo Bielsa merr në dorë “frerët” e Kombëtares së Uruguajit

schedule08:16 - 16 Maj, 2023

schedule 08:16 - 16 Maj, 2023

Pas eleminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Botës, të zhvilluar në Katar, vitin e shkuar, Kombëtarja e Uruguajit mbeti pa trajnerit, pas largimit të 48-vjeçari, Diego Alonso, nga pankina e latinëve.

Mirëpo, pas shumë muajsh kërkime, duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe ditën e sotme, Federata Urugujiane e Futbollit ka prezantuar teknikun e ri, që do të jetë pikërisht ish-trajneri i Leeds dhe shumë klubeve të tjera, Marcelo Bielsa.

Federata e bëri publike nënshkrimin me Bielsan, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Tëitter”, teksa pritet që në orët në vijim, tekniku argjentinas të mbajë dhe konferencën e tij të parë si trajner i “celeste”-ve. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë: