Gjithçka zyrtare, Marash Kumbulla huazohet deri në fundin e sezonit te Sassuolo

schedule19:39 - 1 Shkurt, 2024

schedule 19:39 - 1 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, me “Legjionarit” e Kombëtares sonë, Marash Kumbulla, që është zyrtarizuar te “Zijeshilët” e Sassuolo, duke ju bashkuar kështu skuadrës së shokut të tij, të Kombëtares, Nedim Bajrami, të paktën deri në fundin e këtij sezoni, ku objektivi dihet, fitimi i sa më shumë minutave, për të pasur një rast shkëlqimi në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Kumbulla ka kaluar me sukses testet mjekësore u zyrtarizua mesditën e kësaj të enjteje, në radhët e “Zijeshilëve”, ku ndryshe nga “Verdhekuqtë” e Roma-s do të ketë më pak rivalitet për të siguruara minutat e titullarit, aq shumë të kërkuara nga “shtatlarti’, 24-vjeçar.

Ndërkaq, kutojmë se qendërmbrojtësi me origjinë nga Mirdita nuk ka zbritur ende në fushë pas dëmtimit, të rëndë që pësoi në gju, prillin e kaluar, në sfidën ndaj “Kuqezinjve” të Milan dhe skuadra e Sassuolo shihet si mundësia “e artë” për t’u rikthyer në “majat” e futbollit italian, siç bëri kur ishte te Verona. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!