Tashmë gjithçka është zyrtare, “strategu” holandez, Louis van Gaal është rikthyer në stolin e ekipit të tij të zemrës, Ajax, pas plot 19 vitesh nga largimi i tij nga “harkëtarët” e Amsterdamit, duke nisur kështu për herë të tretë “aventurën” e tij te këta të fundit.
“Strategu” 72-vjeçar ka një eksperiencë të madhe mbi supe, pasi më herët në karrierën e tij ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, pa llogaritur drejtimin e Kombëtares së “tulipanëve” holandezë, në 3 raste të ndryshme.
Ndërkaq, kujtojmë se skuadra kryeqytetase e ka nisur keq sezonin e ri, me “harkëtarët” e Ajax që numërojnë vetëm 5 pikë në 5 takimet e para në Eredivisie, duke qenë si rrallë herë në vendin e 15 në tabelë. /i.m /abcnews.al