Teksa prej kohësh flitej për një kalim të “veteranit” të mesfushës së Liverpool, por dhe të Kombëtares angleze, James Milner, ditën e sotme është vendosur gjithçka, me 37-vjeçarin që nisi “aventurën” e tij të re te “pulëbardhat” e Brighton.
Milner u larguar nga skuadra e Liverpool, aty ku zhvilloi plot 8 sezone, për të nënshkruar një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër me skuadrën e drejtuar nga tekniku De Zerbi.
Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht kalimin te një ekipi disi më i “dobët” se Liverpool, Milner sërish do të luajë futboll evropian, me “pulëbardhat” e tij që kanë arriti të kualifikohen për në fazën e grupeve të UEFA Europa League. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
We’re pleased to confirm that @JamesMilner will join us on a one-year deal with a year’s option when his Liverpool contract expires on 30 June. ?
? @FirstTouchGames // #BHAFC ?⚪️
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) June 14, 2023