Gjithçka zyrtare, ish-kampioni i Superiores transferohet në Poloni

schedule20:36 - 30 Janar, 2024

schedule 20:36 - 30 Janar, 2024

Pasi fitoi 2 herë titullin kampion të Superiores, me “Demat e Kuq”, të Partizanit, “shtatlarti” i qendrës së mbrojtjes, Eneo Bitri u transferua gjatë muajit gusht nga skuadra çeke e Banik Ostrava te norvegjezët e Valerenga, me këta të fundi, që derdhën plot 500 mijë euro për kartonin e mbrojtësit nga Berati.

Mirëpo, pas 867 minutash në fushën e blertës, 27-vjeçari ka arritur një marrëveshje me polakët e Cracovia, me këta të fundit, që kanë pranuar të pagujanë 75 mijë euro në momentin e hedhjes së firmës, ndërsa në fundin e sezonit do të duhet të shtojë edhe 350 mijë të tjera.

Bitri u bashkohet në këtë mënyrë shqiptarëve të tjerë që luajnë në Poloni, Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës, që luajnë te Legia Warzaw, Julian Shehut që luan te Widzew Lodz dhe Dejvi Bregu, që luan te Wisla Krakow, ndërkaq, Cracovia renditet përkohësisht në vendin e 13-të me 21 pikë, duke qenë vetëm tri pikë mbi zonën e ftohtë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!