Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të mesfushorit, Marcelo Brozovic te sauditët e Al-Nassr, “zikaltërit” e Inter kanë gjetur zëvendësuesin e kroatit dhe ai do të jetë pikërisht talenti italian, Davide Frattesi dhe tanimë gjithçka është zyrtare.
Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit, “zikaltërit” kanë njoftuar zyrtarizimin e italianit, i cili do të vijë tek Inter, si i huazuar deri në fund të sezonit të ardhshëm, aty kur skuadra nga Milano do të paguajë Sassuolo-n me plot 28 milionë euro.
Përsa i përket kontratës personale, Frattesi do të firmosë me nënkampionët e Evropës, një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.8 milionë euro në sezon, ndërsa përsa i përket numrit në fanellë, italiani do të mbajë 16-ën, numër që e përdorte dhe te Sassuolo. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
Benvenuto ??#ForzaInter #WelcomeDavide
— Inter (@Inter) July 6, 2023