Gjithçka zyrtare, Diego Simeone rinovon sërish me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid

schedule19:56 - 9 Nëntor, 2023

schedule 19:56 - 9 Nëntor, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, tekniku argjentinas, Diego Simeone ka rinovuar sërish kontratën me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, kësaj radhe deri në fundin e sezonit, 2026-2027.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “Marca”, pasditen e kësaj të enjteje rinovimi është konfirmuar nga klubi “bardhekuq” përmes një postimi në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale.

Argjentinasi i cili është me “gjigantët” e Madridit që nga viti 2011, është tekniku me më shumë arritje në historinë 120-vjeçare të Atletico Madrid me 8 tituj të fituar, duke përfshirë dy kampionate spanjolle dhe dy Europa League. /i.m /abcnews.al