Gjithçka zyrtare, “demat” prezantojnë trajnerin e ri, Zoran Zekiç në “krye” të kampionëve

schedule17:13 - 12 Qershor, 2023

schedule 17:13 - 12 Qershor, 2023

Xhovani Kolela nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Tekniku italian dha dorëheqjen e parevokueshme vetëm pak ditë pasi festoi titullin kampion në Superligë. Një lëvizje aspak surprizë, duke parë ngjarjet e fundit në klubin e kuq, që me anë të një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale zyrtarizoi “divorcin” me Kolelën.

Pas largimit nga stoli i “demave të kuq” të teknikut italian, Xhovani Kolela, ditën e sotme, klubi i Partizani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin kroat, Zoran Zekiç, me 49-vjeçarin që do të drejtorë Kampionët e Shqipërisë përgjatë sezonit të ardhshëm.

Arritja e zyrtarizimit u njoftua me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, ku nga fotot tekniku Zekiç ishte i shoqëruar gjatë nënshkrimit nga Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë karrierës së tij, tekniku 49-vjeçar ka udhëhequr ekipe si Sheriff Tiraspol, Osijek, Diosgyor dhe Maksimir.

Njoftimi i plotë i klubit: