Gjithçka zyrtare, Crystal Palace shkarkon teknikun Roy Hodgson

schedule17:56 - 19 Shkurt, 2024

schedule 17:56 - 19 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, tekniku Roy Hodgson nuk do të jetë më “numri 1” i “Shqiponjave Londineze”, të Crystal Palace, me bordin e këtyre të fundit që kanë njoftuar meditën e kësaj të hëne, në prag të sfidës së mbrëmjen ndaj Everton, tifozët e tyre, në lidhje me shkarkimin e 76-vjeçarit.

Njoftimi i klubit erdhi me anë të një komunikate zyrtare, në të cilën fillimisht bordi falenderoi teknikun legjendar për kohën e kaluar në klub, ku në total ka pasur në dorë “frerët” e skuadrës për plot 6 sezone, si dhe i ka drejtuar “Shqiponjat” e Palace, në “Selhurt Park”, për më shumë se 200 ndeshje.

“Klubi dëshiron të falënderojë Roy Hodgson për kohën që i kushtoi ekipit të parë, të cilin e ka trajnuar për gjashtë sezone dhe në më shumë se 200 ndeshje”, lexohet në deklaratën zyrtare të “Shqiponjave”.

Disa fjalë pas shkarkimi i tha edhe vetë tekniku, i cili e ka konsideruar skuadrën e Crystal Palace, si një klub shumë të veçante, teksa ka theksuar se ky ekip ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tij futbollistikë e më tej falenderoi edhe bordin drejtues, për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre sezoneve.

“Ky klub është shumë i veçantë. Do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time futbollistike. Megjithatë, e kuptoj që, duke pasur parasysh rrethanat e fundit, kam marrë vendimin të largohem në mënyrë që klubi të mund të prezantojë planet e tij për një menaxher të ri sipas objektivave.

Do të doja të falënderoja Steve Parish dhe partnerët e tij amerikanë për mbështetjen e tyre dhe gjithashtu skuadrën aktuale. Ka qenë kënaqësi puna me të. Jam i sigurt se tifozët tanë do të vazhdojnë t’i japin skuadrës së tyre mbështetjen e plotë deri në fund të këtij sezoni”,- u shpreh tekniku 76-vjeçar.

Ndërkaq, kujtojmë se Roy Hodgson mori drejtimin e crystal Palace më 21 mars të vitit të kaluar, por këtë sezon skuadra duket shumë larg pritshëmrive, pasi pozicionohet në vendin e 15 dhe  rrezikon rënien një kategori më poshtë e pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë menduar sjellin një tjetër trajner, teksa në krye të listës është ish-strategu i Eintracht Frankfurt, Oliver Glasner. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!