Gjithçka zyrtare, Bayern Munich prezanton drejtorin e ri sportiv

schedule21:56 - 26 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 26 Shkurt, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare. “Bavarezët” e Bayern Munich kanë konfirmuar emrin e drejtorit të ri sportiv, me rekordmenët e futbollit gjerman kanë rikthyer në shtëpi Max Eberl, por tashmë me një rol të ri, teksa 50-vjeçari do të nisë punën në datën 1 mars e sa i përket kontratës perosnale ka firmosur për një bashkëpunim 3-vjeçar, të vlefshëm deri në vitin 2027.

Ish-anësori gjerman i mbrojtes, i cili më herë ka punuar te Borussia Monchengladbach e Leipzig bëri edhe një koment të shkurtër për mediat pas firmosjes së kontratës, me “gjigantët” e Bundesliga, teksa u shpreh se është diçka e veçantë për t’u kthyer në klubin ku nisi e gjithë karriera e tij.

“Kam kaluar gjithë fëmijërinë dhe rininë time te Bayern dhe në Mynih, kështu që është diçka e veçantë për mua të kthehem në klubin ku nisi gjithçka. Tashmë me një rol të ri. Posti i drejtorit sportiv është një sfidë e madhe me të cilën do të përballem me shumë respekt dhe përulësi. Do të bëj gjithçka që është e mundur që Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen dhe të sjellë gëzim për tifozët”,- u shpreh Eberl. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!