Tashmë gjithçka është zytare, “bomberi” kilian, Alexis Sanchez është rikthyer te “zikaltërit” e Inter, vetëm pas 1 vitit largimi drejt francezëve të Olympique Marseille dhe lajmi është bërë me dije nga vetë klubi “zikaltër”.
Në kontratën e tij të re me nënkampionët e Evropës, Sanchez do të përfitojë plot 2.8 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset, teksa ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me “zikaltërit”, kontratë që mund të zgjatet sërish.
Ndërkaq, kujtojmë se gjatë “aventurës” së tij të mëparshme te “zikaltërit”, Alexis Sanchez ka zbritur të fushë plot 109 herë, ku ka arritur të gjejë 20 herë rrugën e rrjetës, si dhe të jetë protagonist në fitimin e 3 trofeve. /i.m /abcnews.al