Gjatë fjalës së tij, në samitin për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.
Ai ka falenderuar të gjitha kombet për punën e mirë që është bërë për Ukrainën. Sakaq, ka thënë se gjithçka që i bën ata së bashku partner të mirë, e bën Putinin më të dobët.
“Së pari, ne besojmë që çdo komb në Europë që ruan parimet meriton integrimin plot. Ukraina ju është shumë mirënjohëse për mbështetjen që po na jepni për integrimin tonë. Së dyti, u jam mirënjohës të gjitha kombeve dhe shteteve për formulën e paqes. Avantazhi është që çdo pikë e kësaj marrëveshje mund të zgjidhet. Të gjithë mund të kontribuojë në paqen. Prandaj, ju ftoj të merrni pjesë në samitin global të Paqes që do të mbahet në Zvicër.
Së dyti, kur kombet bashkëpunojnë, të gjithë fuqizohen, prandaj ne jemi krenarë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Ne shohim probleme në ofertën sa i përket municioneve, ndaj jemi të interesuar në bashkëprodhimi ne municioneve me ju. Prandaj ne propozojmë që të organizohet një forum i Posaçëm për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit. Ju jam mirënjohjes për punën e mirë që është bërë për Ukrainën dhe Kievin. Për sa i përket, sigurisë së ushqimeve, ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona, në tregti, energji dhe në fushën e logjistikës. Gjithçka që na bën ne partner të mirë, e bën Putinin më të dobët. Vetëm në këtë formë mund të fuqizohemi së bashku”, tha Zelensky./abcnews.al