Gjithçka që duhet të dini për pelegrinazhin e Haxhit në Mekë këtë vit

schedule21:07 - 20 Gusht, 2018

schedule 21:07 - 20 Gusht, 2018

Haxhi, pelegrinazhi pesë ditor i ndërmarrë nga besimtarët myslimanë në qytetin e shenjtë të Mekës, tashmë është shumë pranë. Ky udhëtimi për në Arabinë Saudite rezulton në mbledhjen më të madhe njerëzore në një vend të vetëm dhe këtë vit fillesa e këtij evenimenti është të dielën më 19 gusht deri në të premten më 24 gusht. Ja gjithçka ç’ka duhet te dini për të.

Çfarë është ky manifestim?

Një nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhi është një detyrë e shenjtë që çdo besimtar mysliman duhet të ndërmarrë të paktën një herë në jetë, (përveç rasteve kur nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë nga të qenurit sëmurë apo kushtet financiare.)
Kurani e përmend Haxhin që me historinë e Ibrahimit, i cili u urdhërua nga Allahu për të lënë vetëm në shkretëtirën e Mekës së lashtë, gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kah Ismailit, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbë dhe një burim uji u hap nën shputat e tij. Ibrahimi ndërtoi kështu Qabenë në vendin ku ndodhej guri i zi në formë kuboidi, i cili u bë qendra e Xhamisë së Madhe, rreth së cilës adhuruesit ecin shtatë herë në drejtim të kundërt të akrepave të orës për hir të besimit të tyre si pjesë e Tavafit, një nga rregullat e pelegrinaxhit.

Më vonë, profeti Muhamed, marshoi nga Medina në Mekë, vendlindjen e tij, për të hequr qafë figurat pagane që e kishin pushtuar në vitin 632, duke e rikthyer në zanafillën e saj për nder të Allahaut. Pelegrinazhi është homazh ndaj mrekullive dhe gojëdhënat e trashëguara ndaj këtij vendi sot shërbejnë për të bashkuar myslimanët dhe ti kujtojnë besimtarëve të Islamit se janë të barabartë në sytë e Zotit.
Kjo është arsyeja që gjatë pelegrinazhit, praktikuesit zhvishen nga të mirat materiale dhe statusi i tyre shoqëror duke veshur vetëm një rrobë të bardhë në mënyrë që të nxjerrin në pah gjendjen e tyre shpirtërore.

Për këtë pelegrinazh, besimtarët duhet që të thonë dy lutje Rakati tek vendi i Ibrahimit, të riskenojnë kërkimin e Hxherës për ujë ndërmjet dy kodrave të Safasë dhe Merves, të pinë ujë nga Pusi i Zamzanit, të vigjilojnë në Malin Arafat dhe në pllajat e Muzdalifës dhe të gjuajnë me gurë në një kolonë si simbolikë e largimit të djallit nga zemrat e njerëzve.

Kur ndodh ky pelegrinazh?

Festimet e Haxhit zhvillohen ndërmjet ditës së tetë dhe trembëdhjetë të Zilhixhes, muaji i dymbëdhjetë i kalendarit Islam. Gjithashtu edhe Kurban Bajrami është në ditën e dhjetë të këtij muaji. Kjo festë zhvillohet për nder të aktit të profetit Ibrahim, i cili u testua nga Allhau për të sakrifikuar djalin e vetëm si provë ndaj besnikërinë ndaj tij, akt ky i cili u ndalua nga Zoti duke e zëvendësuar me sakrifikimin e një dhie.

Ditët e sotme, po e njëjta kafshë sakrifikohet në përkujtim të kësaj ngjarje. Kurbani ndahet në tre pjesë: një u jepet të varfërve, një pjesë u jepet miqve dhe të afërmve dhe pjesa tjetër ndahet me familjen.

A është Haxhi i sigurt?

Këtë vit, dy milionë peligrinë pritet të marrin pjesë. Për shkak të fluksit të madh për të qënë pjesë e këtij evenimenti të shenjtë, shpeshherë ka dhe incidente që shkojnë deri në shkelje më pasojë vdekjen për shkak të rrëmujës së madhe./abcnews.al