Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm, që pritet të ndryshojë rrjedhën e merkatos nëse është i vërtetë. Football Insider bën me dije se Manchester City është gati të shesë Raheem Sterling.
Anglezi prej sezonesh po tregon nivel shumë të lartë dhe vlerësohet si një nga më të mirët në botë, por Manchester City mësohet se e ka sakrifikuar, duke e nxjerrë në shitje, me qëllim mbushjen e arkave.
Ata janë të gatshëm të presin oferta për të dhe gjithë paratë e fituara nga shitja e anësorit do shkojnë për operacionin e blerjes së Haaland nga Borussia Dortmund. /abcnews.al