Gjithçka nisi tek shkallët e xhamisë, si plagosi pa mëshirë me thikë 5 persona Rudolf Nikolli

schedule16:37 - 19 Prill, 2021

schedule 16:37 - 19 Prill, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tiranë, ku një 34 vjeçar ka sulmuar dhe ka plagosur me thikë 5 persona tek xhamia “Dine Hoxha”.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori Rudolf Nikolli ka ardhur nga qendra në drejtim të xhamish e cila ndodhet tek Rruga e Kavajës dhe ka plagosur me thikë 4 besimtarë që ndodheshin aty.

Më pas bëhet me dije se autori ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka plagosur dhe një punonjës të një picerie që ndodhet afër zonës.

LEXO EDHE: EMRAT/ Të gjithë të rinj, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”

Ndërkohë kanë qenë besimtarët që kanë bërë të mundur dhe neutralizimin e autorit të kësaj ngjarje.

Mësohet se të plagosurit janë të 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23-vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, ku Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli është futur në ambientet e xhamisë dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Ndërkaq ai ndodhet tashmë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku pritet që të merret në pyetje nga antiterrori.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!