“Gjithçka nisi duke luajtur me këmbë të zbathura në zhavorr”, ish-“ylli” i Barcelona e Arsenal tërhiqet nga futbollit

schedule11:36 - 15 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 15 Nëntor, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-mesfushori me tipare mbrojtëse i “katalanasve” të Barcelona e “Topçinjve” të Arsenal ka mbyllur karrierën e tij të gjatë futbollistike. Bëhet fjalë për kamerunasin, Alex Song, i cili ka njoftuar këtë të mërkurë largimin përfundimtar nga futbolli i luajtur.

Gjatë karrierës së tij, Song ka luajtur me ekipe si Bastia, në Francë, Ëest Ham e Charlton në Angli, Rubin Kazan, në Rusi, Sion, në Zvicër, ndërsa “aventurës” së tij në fushën e blertë i dha fund,në Xhibuti, ku aktivizohej me skuadrën AS Arta/Solar7. Përsa i përket trofeve, Song arriti të fitojë vetëm 2 të tilla, një trofe të La Liga, me Barça-n, në sezonin 2012/13 dhe një Superkupë Spanje, po me “katalanasit”, kësaj radhe në sezonin 2013/14.

Përsa i përket njoftimit të largimit, gjithçka erdhi me anë të një postimi në profilin zyrtar të 36-vjeçarit kamerunas, në “Instagram”, i cili shpreh se gjithçka nisi duke luajtur me këmbë të zbathura në zhavorr, për t’u bërë më vonë pjesë e klubev “gjigante”, si “katalanasit” e Barcelona dhe “Topçinjtë” e Arsenal.

“Me pikëllim të madh ju njoftoj se ka ardhur momenti të var këpucët në gozhdë. Udhëtimi im që filloi në Yaounde si fëmijë, duke luajtur pa këpucë futbolli, me këmbë të zbathura dhe në zhavorr të fortë, më dha forcë dhe guxim për të patur sukses.

Kur u transferova në Francë, duke luajtur për Bastian, mendova se kisha arritur një mrekulli. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi, pasi rrugëtimi im vazhdoi drejt Arsenal e Barcelona, dy nga klubet më të mëdha në botë”,- shpreh Song, në postimin e tij. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i Alex Song: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ????????? ???? (@17alexsong)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!