Gjithçka gati, publikohen formacionet e 11 përballjeve të sotme për kualifikueset e Euro 2024

schedule20:08 - 16 Qershor, 2023

schedule 20:08 - 16 Qershor, 2023

Pas përfundimit të sfidës Finlandë-Slloveni, sfidë e cila u fitua nga “nordikët” me rezultatin e pastër 2 me 0, mbrëmjen e sotme do të zhvillohen dhe 11 sfida të tjera të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu në grupin B, “gjelat” francezë të udhëhequr në fushën e lojës nga Olivier Giroud e Kylian Mbappe kanë përballë një kundërshtar të lehtë si Gjibraltari. Në përballjen tjetër të grupit B, “helenët” grekë do të presin në “shtëpinë” e tyre miqtë iralndezë.

Në grupin C, “3 luanët” e Anglisë do të udhëtojnë në transfertën e kollajtë malteze, aty ku synohen vetëm 3 pikët. Në krahun tjetër, Maqedonia e Veriut do të presë Kombëtaren ukrainase, në një përballje që nuk duhet humbur.

Përsa i përket grupit D, “dragonjtë” uellsianë do të presin në stadiumin e Kardifit, miqtë armenë, ndërsa Turqia e Hakan Calhanoglu ka përballë në transfertë një kundërshtar të lehtë si Letonia.  

Ndërkaq, në grupin H, grupi ku bën pjesë dhe skuadra e Finlandës do të zhvillohen dhe 2 sfida të tjera, ku më konkretisht “vikingët” danezë do të presin në “shtëpinë” e tyre Irlandën e Veriut, ndërsa Kombëtarja e Kazakistanit do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të ndeshet me San Marinon.

Formacionet zyrtare: 

Grupi B 

Gjibraltar – Francë

Greqi – Irlandë

Grupi C 

Maltë – Angli 

Maqedoni e Veriut – Ukrainë

Grupi D

Uells – Armeni 

Letoni – Turqi

Grupi H 

Danimarkë – Irlandë e Veriut 

San Marino – Kazakistan

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!