Gjithçka gati për finalen e madhe, publikohen formacionet e supersfidës Kroaci-Spanjë

schedule19:56 - 18 Qershor, 2023

schedule 19:56 - 18 Qershor, 2023

Në orën 20:45, arena “mitike”, “De Kuip” e Roterdamit do të presë finalen e 3-të, të kompeticionit, UEFA Nation League, mes Kroacisë ballakanse dhe “furia roja”-s spanjolle, në një sfidë që pritet të dhurojë vetëm spektakël.

Përsa i përket sfidës së sotme, tekniku i Kombëtares kroate, Zlatko Dalic ka vendosur të rreshtojë djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar “shtatlarti”, Dominik Livakovic. Në krahët e mbrojtjes janë Perisic e Juranovic, me qendrën që mbulohet nga Erlic e Sutalo. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar tre “arkitekëve”, Mateo Kovacic, Marcel Brozovic e Luka Modric, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Ivanusec, Kramaric e Pasalic.

Në krahun tjetër, tekniku i “iberikëve” spanjollë, Luis de la Fuente i ka rreshtuar “toreadorët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ashtu i ndeshjen e kaluar është pozicionuar Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë Jesus Navas e Jordi Alba, me qendrën, që ashtu si në përballjen ndaj Italisë mbulohet nga Le Normand e Laporte. Para mbrojtjes janë vendosur Rodrigo e Fabian Ruiz, ndërsa më të avancuar janë Marco Asensio, Gavi e Yeremi Pino, ndërsa “bomberi”, Alvaro Morata është pozicionuar i vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!