Në orën 21:00, në “Wanda Metropolitano” të Madridit, “bardhekuqtë” e Atletico Madrid do të presin rivalët historikë të Real Madrid, në supersfidën e javës së 6-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Përsa i përket formacioneve, tekniku, Diego Simeone i ka rreshtuar “los colchoneros”-at e tij, me formulën 5-3-2, ku në portë nuk ka si të mungojë “shtatlarti”, Jan Oblak. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Lino e Molina, me qendërn që mbulohet nga Savic, Gimenez e Hermoso. Në mesfushë janë pozicionuar Llorente, Koke e Niguez, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Antoine Griezmann e Alvaro Morata.
Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “galaktikët” e tij, me formulën 4-1-2-1-2, ku në portë është vendosur spanjolli Kepa. Në krahët e mbrojtjes janë Fran Garcia e Lucas Vazques, ndërsa qendra mbulohet nga Alaba e Rudiger. Para mbrojtjes është vendosur Toni Kroos e më të avancuar në mesfushë janë Camavinga e Valverde. Në rolin e “trekuartistit” është Luka Modric, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Rodrygo-Valverde. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: