Është padyshim “ylli” i kësaj Kombëtareje të Gjermanisë, me “fantazistin” e sulmit, Jamal Musiala, i cili falë tre golave të tij dhe një numri të madh aksionesh të ndërtuara ka udhëhequr “Die Manschaft” deri në çerekfinalet e Euro 2024, aty ku do të zhvillojnë përballjet më të vështirë deri më tani, ndaj “Furisë së Kuqe”, spanjolle, në një “finale” të parakohshme.
Në media rreziku kryesor i portës së Manuel Neuer mbetet 16-vjeçari, Lamine Yamal, mirëpo për Musiala të gjithë talentet e “Iberikëve” janë të rrezikshëm, ku përmendi në veçanti emrat e Nico Ëilliams e Pedri, mirëpo në fund të fjalës së tij për mediat, “ylli” i Bayern Munich u shpreh se Gjermania ka gjithashtu futbollist të tillë dhe se do të bëjnë gjithçka për të fituar në sy të kombit të tyre, të cilët deri më tani kanë mbështetur maksimalisht 3 herë kampionët e Evropës.
“Kënaqësi ta shohësh duke luajtur, por Gjermania nuk duhet të shqetësohet vetëm për Yamal. Spanja ka shumë lojtarë të rrezikshëm, të cilët i japin vlera skuadrës. Mund të përmend Nico Ëilliams dhe Pedri, emra që vendosin ndeshjen. Ama, edhe ne gjermanët kemi futbollistë të tillë. Duhet të kemi besim tek aftësitë tona.
Të dyja skuadrat kanë kualitetin për të mbërritur në finalen e madhe. Ne luajmë në shtëpi, duhet të sakrifikojmë për të gëzuar popullin tonë. Është nder i madh t’i përfaqësojmë ata. Mbështetja e tyre na mbush plot forcë. Gjithçka është e mundur kur ke një Komb pas teje që të mbështet. Duam t’i mbushim njerëzit tanë me krenari dhe gëzim. Përgjegjësi e madhe, por edhe shumë argëtuese në të njëjtën kohë”,- u shpreh Musiala. /i.m /abcnews.al