Vojsava Alia ishte këtë martë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin për të folur për këngën e saj të re “Çoban ç’ta dëgjova zënë”. Ajo tregoi gjatë bisedës me Ermalin se këngët që ka sjellë, kryesisht i ka marrë nga babai sepse ai shpesh i sugjeron këngë të vjetra të cilat i risjell.
Megjithatë ajo tha se “kemi krijimtarinë tonë në playlist, por jam shumë e lidhur me këngën polifonike. Kënga “Çoban çta dëegjova zënë” ka qenë kënga e preferuar e tezes sime. Tezja e kishte kënduar rastësisht me dajot për ditën e ditëlindjes së vet dhe unë me Vanin patëm një feeling sa thamë pse të mos e sjellim në formë të muzikuar dhe e kemi nisur punën në 11 të natës dhe ka dalë ditën tjetër për ditëlindjen e mamit tim”.
Përveç këshillave dhe sugjerimeve të babit, gjithë rrugëtimi i saj muzikor është me Vanin në krah, bashkëshortin e saj pasi janë bashkë plot 15 vite. Si është për to të jenë bashkë, a ndodh të kenë debate?
“Po pse të gënjej jemi zënë, është gjë normale të jesh 24 orë në 24 bashkë edhe do zihesh. Më shumë fillon në studio, ndonjëherë zgjat ai debati i studios deri në shtëpi, dhe mund të mbajmë inat. Por Vani ka një të mirë që kur dalim nga ashensori thotë ‘i lejmë jashtë derës të lutem’. Jam pak natyrë inatçore, dy ditë më mban inati”
Ndonëse kaq shumë vite bashkë, duke punuar në çdo event bashkë, por ende nuk kanë bërë një dasmë të tyren. Vojsava theksoi janë ende në dilemë por ajo na tregoi se “kur të bëj një dasmë do vendos një tabel në hyrje të lokalit ku secili të ulet ku të dojë, të hajë çfarë të dojë, mua të mos më shqetësojnë se unë do e shijoj”.
Ndërkohë sa i takon negociatave për koncerte këngëtarja theksoi se Vani dhe ajo nga zemra janë të lëshuar dhe bëjnë lëshime, por së fundmi nuk i dalin llogarite dhe nuk do ketë më negociata. /abcnews.al