Gjirokastra “pushtohet” nga të huajt, turistët të befasuar nga “qyteti i gurtë”

schedule10:37 - 22 Gusht, 2023

schedule 10:37 - 22 Gusht, 2023

 

Gjirokastra është një nga qytetet që ka shënuar numrin më të lartë të pushuesve vendas dhe të huaj gjatë këtij sezoni.

Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raporton se nga janari deri në muajin korrik janë regjistruar 230 mijë turistë, gati 10 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ai shton se po ashtu edhe muaji gusht dhe shtator janë gjithashtu të rezervuara.

Zona më e preferuar nga turistët është pazari, ose zona muzeale, ku kanë mundësi të njihen me historinë e qytetit dhe padyshim kalaja.

Një nga problemet e hasura gjatë këtij sezoni, është mungesa e fuqisë punëtore.

Gjirokastra shënon numrin më të lartë të turistëve vendas dhe të huaj. Turistë nga vende të Evropës dhe Botës janë njohur me historinë e qytetit.

Zona më e preferuar është pazari, ose zona muzeale.

Destinacioni kryesor në Gjirokastër është kalaja “Argjira”, që vizitohet nga të huajt dhe vendasit.

Ka qenë një numër shumë i lartë sa i përket periudhës Janar-Korrik. 230 mijë turistë, pa llogaritur muajin gusht, gati 10 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pritet që në Gjirokastër të këtë fluks edhe gjatë vjeshtës duke parë rezervimet që ata kanë kryer.

Sot është e vështirë të gjesh një vend akomodimi nëse nuk e rezervon disa ditë më parë. Po ashtu edhe muaji shtator është i gjithi i rezervuar” tha ndër të tjera gazetari./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!