Gjirokastra, plot me turistë/ Në 10 muajt e këtij viti, qyteti ka mirëpritur 360 mijë vizitorë

schedule14:11 - 16 Tetor, 2024

schedule 14:11 - 16 Tetor, 2024

Edhe pse jemi në muajin tetor, Gjirokastra vijon të presë numër të lartë turistësh nga shtete të ndryshme të Europës, të cilët shprehen të impresionuar nga ajo se çfarë ofron qyteti i gurtë.

Gentian Bineri, kreu i shoqatës së hotelerisë thotë se është shumë e rëndësishme ajo çfarë Gjirokastra duhet t’u ofrojë vizitorëve.

Ky vit për administratorët e ambienteve akomoduese konsiderohet i mbarë, pavarësisht luhatjeve, por sipas tyre prenontimet nuk mungojnë, të paktën deri në fillim të muajit nëntor, kohë në të cilën edhe tarifat ndryshojnë.

Që prej muajit janar e deri në fillim të muajit tetor, Gjirokastra është vizituar nga mbi 360 mijë turistë, ose ndryshe rreth 20 për qind më tepër për të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!