Gjirokastra është dhe qarku me problemet më të mëdha deri më tani persa i përket përhapjes së vatrave të zjarrit pasi rrezikohet një numër i madh banesash.
Këtë të martë është shënuar dhe viktima e parë si pasojë e flakëvenë fshatin Asim Zenel në Gjirokastër dhe bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Fshatrat më të rrezikuar nga zjarri janë Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo, ku ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë apel banorëve që të mos bëjnë rezistencë dhe të binden urdhrit për evakuim.
Në një video të siguruar nga abcnews.al nga puna e zjarrëfiksëve në fshatin Krine shihet sesi flakët e zjarrit përhapen me shpejtësi pranë banesave. e.su./abcnews.al