Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastra, “magnet” për italianët/ Konsulli i nderit Bilushi: Ndikoi promovimi në mediat fqinje

schedule20:25 - 16 Maj, 2026

schedule 20:25 - 16 Maj, 2026

GJIROKASTËR- Turistët italianë vijojnë të mbeten ndër vizitorët më të shumtë të jugut të Shqipërisë, ndërsa Gjirokastra po kthehet gjithnjë e më tepër në një destinacion që tërheq jo vetëm për historinë dhe kulturën, por edhe për format e reja të turizmit që po zhvillohen vit pas viti.

Qyteti i gurtë po njeh një rritje të vazhdueshme të turistëve të huaj, ku italianët zënë një peshë të rëndësishme në statistikat e vizitueshmërisë.

Përveç tureve tradicionale, vizitorët mbërrijnë në Gjirokastër edhe me kampera, motorë, avionë turistikë, ndërsa vitet e fundit është rritur interesi edhe për sportet e ajrit.



Sipas konsullit të nderit të Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi, promovimi që mediat italiane i kanë bërë jugut të Shqipërisë ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për këtë zonë.

Jo vetëm Gjirokastra, por e gjithë Lugina e Drinosit po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.

Trashëgimia arkeologjike, monumentet fetare dhe historia e zonës së Dropullit konsiderohen një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit kulturor.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të kaluar rajoni jugor është vizituar nga mbi 500 mijë shtetas italianë. Afërsia me Sarandën dhe Riviera Shqiptare mbetet një tjetër faktor që favorizon flukset turistike drejt Gjirokastrës, duke e kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme ndalese për vizitorët.

Rritja e numrit të turistëve është shoqëruar edhe me zgjerimin e kapaciteteve akomoduese në qytet.

Megjithatë, sipas Bilushit, Gjirokastra ka ende hapësira për të investuar më shumë në turizmin elitar dhe shërbimet me standarde të larta, në mënyrë që të përballojë kërkesën në rritje të vizitorëve të huaj/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!