Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një 17-vjeçar i ka dhënë fund jetës, policia dyshon se ai është vetëvarur në banesë.
Ishin vetë familjarët e adoleshentit, të cilët e kanë çuar në spitalin e Gjirokastrës rreth orës 13:30, por fatkeqësisht 17-vjeçari nuk mundi që të shpëtojë.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al