Burrë e grua u vranë me armë zjarri nga fqinji i tyre, i cili më pas tentoi të vriste veten. Viktimat janë: Aleks dhe Afërdita Kosta, 66 dhe 49 vjeç. Kurse autori është Apostol Kosta, rreth 70 vjeç. Ai qëlloi mbi çiftin me breshëri kallashnikovi në sytë e djalit 19 vjeçar të viktimave. Me pas 70 vjeçari ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë kanë qenë shkallët e dy familjeve, pasi shtëpitë ishin ngjitur. Palët kanë qenë edhe në gjyq për këtë çështje dhe viktimat e kishin fituar atë. Konflikti ka nisur që mbrëmë. Viktima Aleks Kosta donte t’i prishte shkallët, por autori pretendonte se nuk kishte asnjë mundësi tjetër të kalonte. Menjëherë pas ngjarjes policia njoftoi se vrasja ndodhi nnë lagjen Palorto të Gjirokastrës. Zyrtarisht policia dyshon se konflikti ka ndodhur shkaqe pronësie. Viktimat Kosta në janarin e vitit të kaluar kanë qenë në spektaklin e së dielës tek Ardit Gjebreja në TV Klan. Gruaja i ka bërë surprizë burrit duke i kërkuar të mos braktisë pasionin për muzikën.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!