Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër, tjetër incident në gjimnazin “Siri Shapllo”/ 16-vjeçari hidhet nga kati i dytë, jashtë rrezikut për jetën

schedule13:56 - 6 Maj, 2025

schedule 13:56 - 6 Maj, 2025

Gjimnazi “Siri Shapllo”në Gjirokastër, sërish në fokusin e ngjarjeve të rënda.

Një nxënës i vitit të dytë në këtë gjimnaz, është hedhur nga kati i dytë i godinës në një situatë konfuze.

Adoleshenti i vitit te dytë, A.M 16 vjeç ka hapur dritaren dhe është hedhur, ndërsa për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.



Policia në komunikatë zyrtare, tha se 16-vjecari gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.

“Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.
17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!