Gjirokastër, shtohen bujtinat. Shtëpitë karakteristike po blihen nga të huajt

schedule17:46 - 24 Prill, 2023

schedule 17:46 - 24 Prill, 2023

GJIROKASTËR- Shtëpitë karakteristike Gjirokastrite janë kthyer në kryefjalë sa i takon tregut të pasurive të paluajtshme në qytetin muze. Valbona Bani, përfaqësuese e një prej agjencivë imobilare shprehet se rritja e kërkesave vjen edhe për pasojë e kthimit të këtyre banesave në bujtina apo hotele, numri i të cilave është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, sidomos pranë zonës muzeale.

“ Çmimet janë të rritura, sepse shtëpitë e gjirokastrite kërkojnë investime për t’i kaluar këto në bujtina dhe hoteleri”, tha ai.

Bani shton se interes i lartë po tregohet edhe nga shtetasit e huaj sidomos ata italianë për të patur në pronësi një banesë karakteristike gjirokastrite. Një pengesë e madhe për shitjen e këtyre shtëpive mbetet bashkëpronësia e cila shpesh bëhet shkak i mosdakortësive.

“Shtëpitë në Sarandë kanë shumë bashkëpronarë ka raste që gjendet mirëkuptimit mes tyre, por ka raste që kemi vështirësie të një transaksioni”, tha ajo.

Në Gjirokastër sot një metër katror në zonën e sipërme të qytetit shkon mbi 1 mijë euro, ndërsa apartamentet e reja në pjesën e poshtme të qytetit variojnë nga 350-450 euro e ndare sipas zonave përkatëse.

Ndërkohë mirëmbajtja e shtëpive karakteristike ka një kosto të lartë financiare për vete strukturën që kanë këto ndërtime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!