Një nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër u dërgua në spital pas sherrit me thikë në oborrin e shkollës.
Sipas policisë, i dëmtuari është konfiktuar me një moshatarin e tij, i cili u ndalua nga policia.
Sherri ka qenë banal dhe midis dy adoleshentëve ka patur edhe më parë incidente të vogla jashtë shkollës.
Aktualisht gjimnazisti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al