Gjirokastër, qytetarët respektojnë vetëizolimin, policia vijon kontrollet

schedule10:05 - 18 Mars, 2020

schedule 10:05 - 18 Mars, 2020

Këtë mëngjes në rrugët e Gjirokastrës sheh më shumë policë se banorë.

Blutë vijon kontrollet, ndërsa qytetarët e pakët lëvizin për të kryer nevojat ditore, blejnë ushqime apo ilaçe.

Gazetari Orgest Sako raporton për ABC News se gjendja në qytetin e Gjirokastrës është e qetë dhe bashkia u ka ardhur në ndihmë banorëve nëpër zonat malore për tu dërguar ushqime.

Ndërkohë automjetet që lejohen të lëvizin janë vetëm automjetete e qytetarëve që dalin në punë dhe autobusët që transportojnë punonjësit e fasonerive të qytetit./abcnews.al