Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ Kapet me 5.2 kg kanabis në makinë, pranga shoferit dhe dy të tjerëve

schedule13:59 - 25 Tetor, 2023

schedule 13:59 - 25 Tetor, 2023

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona ndërsa ka sekuestruar 5.25 kilogramë kanabis në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”. Në pranga ka rënë një 47 vjeçar që u kap mat teksa transportonte me automjet lëndën narkotike ndërsa dy të tjerët po kontrollonin rrugën për prezencën e policisë.

Gjatë operacionit, policia ka ndaluar në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër” automjetin tip “Toyota Yaris”, me drejtues shtetasin 47 vjeçarin. Gjatë kontrollit në këtë automjet, janë gjetur në bagazh, 5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!