Gjirokastër , gjykata vendos arrest me burg për 73 vjeçarin

schedule15:58 - 28 Tetor, 2017

schedule 15:58 - 28 Tetor, 2017

Arrest me burg është masa e vendosur nga gjykata e Gjirokastrës për Apostol Kostën që qëlloi për vdekje burrë e grua. Mësohet se 73 vjeçari ndodhet ende i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje kritike për jetën. Pasi ekzekutoi me 17 plumba automatiku Aleks dhe Afërdita Kostën tek Sokaku i të Marrëve në Gjirokastër autori tentoi të vriste veten. Deri tani ai nuk ka folur për hetuesit pasi nuk e lejon gjendja e tij shëndetësore. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen, por shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë për motive pronësie.

 

 

https://youtu.be/O9RbL8PWTM8