Gjykata e Gjirokastrës la në burg Roland Milon, i cili vrau shoku e tij Sokol Ramën. Në seancën e masës së sigurisë, Milo ka pranuar krimin, por nuk ka treguar shkakun real për të cilin e ka kryer.
Seanca u bë në masa të rrepta sigurie pasi policia kishte frikën e ndonjë hakmarrjeje nga familjarët e viktimës. Në fund të seancës u vendos që Milo të dërgohej në burgun e Fierit, pasi në burgun e Bënçës ka të burgosur familjarë të Ramës.
Viktima fillimisht u shpall i humbur nga familjarët e tij, por pas disa ditësh, ai u gjet i vrarë brenda në makinën e tij të hedhur në një greminë në zonën e Këlcyrës./abcnews.al