Bazuar në të gjitha dhënat e deritanishme janë konfirmuar rreth 77,314 raste të dyshuara me COVID-19 në Kinë, shkruan Revista Kineze e Epidemiologjisë.
Sipas të dhënave sa më të moshuar të jenë njerezit aq më shumë rritet rreziku i vdekjes nga koronavirusi shkruan worldometers.
Më poshtë abcnews.al sjell të dhënat statistikore mbi rrezikun nga koronavirusi bazuar mbi moshën, gjininë dhe gjendjen e shëndetësore të atyre që preken:
1.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 sipas moshës:
Ky probabilitet ndryshon në varësi të grupmoshave. Përqindja e treguar më poshtë NUK paraqet në asnjë mënyrë numrin e vdekjeve sipas grupmoshave deri më tani . Përkundrazi, tregon rrezikun e vdekjeve për një person në një grupmoshë të caktuar, nëse infektohet me COVID-19.
Në përgjithësi, rastet më të pakta janë parë tek fëmijët ndërsa më të rrezikuarit sipas tabelës janë të moshuarit.
2.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 sipas gjinisë:
Ky probabilitet ndryshon në varësi të gjinisë. Kur shikoni këto të dhëna duhet të merrni parasysh se pirja e duhanit në Kinë është shumë më e përhapur tek meshkujt. Pirja e duhanit është faktori kryesor që rrit rreziqet e komplikimeve të frymëmarrjes.
3.Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 nësë të infektuarit kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme
Ky probabilitet ndryshon në varësi të gjendjes së mëparshme.
Përqindja e treguar më poshtë NUK paraqet në asnjë mënyrë rastet e vdekjeve nga gjendja e mëparshme. Përkundrazi, tregon rrezikun e vdekjes nëse infektohet nga COVID-19 një person i cili më pëpara ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme.
Sipas tabelës personat që kanë vuajtur nga probleme kardiovaskulare janë më të rrezikuarit. Duke u ndjekur nga persona që kanë vuajtur nga diabeti, probleme të frymëmarrjes, tensioni i lartë dhe nga kanceri.
Personat të cilët nuk kanë vuajtur nga sëmundje më përpara rrezikohen më pak se të tjerët me 0.9%./abcnews.al