Projektligji i ri i propozuar parashikon një gjini të tretë, atë gjithëpërfshirëse e cila përfshiu dhe opinionin e gjerë në një debat. Aktivistja Dorina Mema tha për Real Story’ se nuk mund të bësh ligj një të pavërtetë për një pakicë.
“Dhe ato njerëz që lindin me anomali thuhet që është një person i lindur me anomali, është analiza e kariotipit XX dhe XY. Nëse ju dëshironi të shembni themelet e doktrinës biocentrike, atëherë vazhdoni dhe bëjeni. Nëse ne duam të mbrojmë këta njerëz që kanë këto anomali është tjetër gjë. Ligji duhet të prevalojë duke përfaqësuar të vërtetën dhe shumicën. A janë 20 mijë qytetarë LGBT që kërkon të futet në këtë ligj për ndryshimet e gjinisë. Nuk mund të fusësh një të pavërtetë për pakicë.”
Aktivistja për barazinë gjinore Elsa Ballauri tha se çdo njeri që ndihet ndryshe, duhet të mbrohet dhe se gjinia është sociale, kulturore dhe identitare.
“Gjinia është sociale, kulturore, identitare. Njeriu përsa kohë dihet ndryshe duhet ta mbrosh. Ligji kundër diskriminimit thotë dhe të tjera. Cila është e vërteta, është ajo që ekziston për sa kohë ekziston. Nuk ndryshon ligje, ligjet plotësohen në këtë rast.
Debati për këtë gjë ka nisur vite më parë, papritmas shoh një ligj që përmend gjinitë dhe ne patëm një problem të madh që se thamë këtë më parë. Fatkeqësia jonë është që nuk i analizojmë debatet. Një shqetësim i tillë duhet të futet në tekstet shkollore.” / abcnews.al /

