Gjinekologu holandez rezulton babai biologjik i 17 fëmijëve, spitali: Mund të ketë edhe shumë të tjerë

schedule14:51 - 7 Tetor, 2020

schedule 14:51 - 7 Tetor, 2020

Një gjinekolog holandez është babai biologjik i të paktën 17 fëmijëve. Lajmi është konfirmuar nga spitali i Zuol në vendet e ulëta, ku ai ushtronte profesionin e tij. Gjinekologu aktualisht është ndarë nga jeta, por prej vitesh përdorte spermën e tij për fekondimet in vitro tek gra të cilat mendonin se kishin të bënin me dhurues anonimë.

Doktor Jan Uildschut ka punuar në klinikën e fertilitetit në periudhën 1981 – 1993 dhe ka ndërruar jetë në vitin 2009.
Spitali konfirmoi se të paktën 17 fëmijë janë ngjizur me praktikat e tij duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme moralisht. Rezultati u konfirmua nga një seri përputhjesh në bankat e të dhënave të ADN-së.

Spitali vlerësoi se ai mund të ketë më shumë fëmijë të tjerë, dhe se lajmin për këtë e kishin konfirmuar në fund të vitit 2019.
Lajmi u bë publik me miratimin e familjes së mjekut dhe fëmijëve të tjerë të tij për të përfituar një transparencë më të madhe për sa u përket këtyre procedurave.

Në një deklaratë për mediat spitali thekson se çdo fëmijë ka të drejtë të dijë se cilët janë prindërit e tij biologjikë dhe pse disa prindër e kanë të vështirë t’iu thonë se janë fryt i një dhuruesi anonim. Sipas mediave holandeze fëmijët – tashmë të rritur dhe familja e gjinekologut kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri tjetrin. Gjithashtu nuk do të ketë hetime sepse rasti ka ndodhur në një kohë kur nuk kishte ligje dhe rregulla për trajtimet e infertilitetit.

Në prill të vitit 2019, një seri testesh ADN-je tregoi se ish drejtoi i një klinike infertiliteti ishte babai biologjik i 49 fëmijëve. Një rast që shkaktoi shumë polemika dhe në një vend tolerant si Holanda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!